Kodi telefonik i kursen Kosovës 8 milionë euro në vit

  • 02 September 2015 - 20:21
Kodi telefonik i kursen Kosovës 8 milionë euro në vit

Deri në 8 milionë euro në vit parashihet të kursehen pas marrjes së kodit telefonik ndërkombëtar.

Drejtues të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare kanë bërë të ditur se procesi i kalimit nga përdorimi i kodeve aktuale për telefoninë mobile në atë të riun që do ta ketë Kosova do të marrë kohë dhe do të ketë kosto financiare për kompanitë.

Ekrem Hoxha thotë se ARKEP'i pritet të realizojë edhe hartimin e planit të ri kombëtar të enumeracionit, për të cilin Hoxha ka thënë të mos ketë ende një vendim final se si do të jetë ai.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që ky proces të ketë edhe ndikim në ndryshimet e kodeve hyrës të operatorëve, siç janë 044, 049 etj.

Sa i përket marrëveshjes për operatorin e ri, Hoxha ka thënë se ai do të ketë licencë të përkohshme operimi vetëm në veri të vendit dhe se i njëjti duhet të aplikojë për dy licenca, raporton KTV.