E rrahën shtatzënën deri në alivanosje (Video)

  • 02 September 2015 - 20:23
E rrahën shtatzënën deri në alivanosje (Video)

ë rrjetet sociale në Kinë, është shfaqur një video, ku shihet një grua shtatzënë e lidhur për shtyllën e telefonit.

Gruan me emrin Lu, e rrahin brutalisht deri në alivanosje, sepse dyshohej se kishte vjedhur.

Në fakt, ajo ishte zënë më parë, duke vjedhur në qytetin Taizhou të Kinës.

Me të parë sërish atë, banorët lokalë vendosën ta ndëshkonin gruan hajdute.

Në videon e censuruar nga Mail Online, shihet një burrë që e kapur gruan për flokë, e më pas shihet edhe Lu e shtrirë pa ndjenja në tokë.

Nuk ka të dhëna zyrtare, për shëndetin e shtatzënës apo të fëmijës së saj, transmeton Telegrafi.