Buxhovi: Marksistët e leninistët më quajtën UDB-ash (Video)

  • 02 September 2015 - 22:11
Buxhovi: Marksistët e leninistët më quajtën UDB-ash (Video)

Shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi, në emisionin “Rrokum Roll” të Televizionit Rrokum, tha se disponon me dokumente për themeluesit e parë të LDK-së në mesin e të cilëve është edhe familja Jashari. Ai thotë se posedon gjithashtu dokumente se në mesin e çlirimtarëve kishte edhe të tillë që kanë qenë të gatshëm ta ndajnë Kosovën.

Buxhovi foi për listën e themeluesve tëLDK-së që ai e posedon, për akuzat qëia kanë bërë se është “spiun e UDB-ash”, për faktin se LDK e ka huq luftën, për nevojen e krijimit të një partie të re, e cila kishte me shpëtue Kosovën.

Ai foli për listën e themeluesve të LDK-së dhe për tendencat për ta minimizuar rolin e themeluesve në zhvillimin e partisë, LDK sot, nga ata që në listë nuk kanë qenë.

"Shumëush ka qejf me qenë pjesë e listës themeluese, por për fat të tyre – nuk janë. Dhe kjo ka bërë që disa prej atyre që nuk janë në listën themeluse, sot ta problemtazojnë edhe rolin e, p.sh. të ndjerit Mark Krasniqi, që ka qenë një nga të parët në LDK”.

Buxhovi foli për mijëra dokumente që i posedon, të cilat i ka deponue në dy arkive jasht shtetit, ku saktësisht shihet krejt se kush janë themeluesit, cilat janë dokumentet e para të LDK-së si parti, etj.
Ai tha se ka dokumente me të cilat dëshmonë se familja Jashari është ndër themeluesit e LDK-së.

Ai poashtu tha se së shpejti n librin e pestë të historisë së tij për Kosovën, do të publikohen një numër i madh i këtyre dokumenteve.

I pyetur për insinuatat që i bëjnë shpesh në adresë të tij, duke e quajtur “spiun dhe UDB-ash”, Buxhovi me nervozizëm e konfirmoi se kanë dalë edhe me libra kundër tij, për ta anatemuar atë dhe rolin e tij në themelimin e LDK-së.

Ai është i bindur se autorët e këtyre insinuatave janë stalinistët shqiptarë, që nuk e kanë dashtë kurrë Kosovën demokratike.

“Kqyrni çka kanë ba me Kosovën disa prej këtyre stalinistave”, tha ai.

“Kosova sot është i vetmi vend në Europe ku festohet ditëlindja e diktatorit stalinist Enver Hoxha. Vepra ime dhe jeta ime janë ballafaqimi im me këta stalinista. Unë gjithmonë e kam mbrojtur frymën perëndimore. Kam qenë kundër stalinizmit dhe marksizëm leninizmit, ndërsa sot po përjetojmë që stalinistat e djeshem me na u ba edhe djathtista!”, thotë Buxhovi. “E kan marrë pushtetin dhe kqyrni çka janë duke ba me Kosovën”.

I pyetur se pse e huqi LDK luftën, Buxhovi nuk kishte përgjigje të qartë.

Ai tha se është një çështje që kërkon shumë më shumë hapësirë.

Se pse LDK nuk ishte në krye të luftës, Buxhovi tha se ka arsye të jashtme edhe të brendshme. Ai nuk mohoi se ka faje edhe të brendshme të cilat bënë që LDK mos me udhëheq luftën për çlirimin e Kosovës.

Buxhovi sqaroi se LDK, si lvizje kombëtare, ka qenë e mbikqyrur nga faktori ndërkombëtar.

Ai tha se LDK ka qenë një parti e hapur, ku ka hy e ka dalë kush ka dashte. Thotë se faktori ndërkombëtar s'ka qen i interesuar të bëjë luftë në Kosovë.

I pyetur për Asociacionin e Komunave Serbe, Buxhovi tha se nuk kemi pse çuditemi, “sepse kjo ka qenë e paraparë edhe në Vjenë nga Ahtisaari. “Ndoshta nuk ka me qenë një Republika Srpska, por një autonomi gjithsesi”.

“Unë kam dokumente se ka pasë në mesin e çlirimtarëve edhe të tillë që kanë qenë të gatshëm ta ndajnë Kosovën. Një pjesë e tyre ishin të implikuar edhe në në krim të organizur me banda serbe e shqiptare që e kontrolluan veriun”, tha ai.

Buxhovi është i bindur se Kosovës i duhet një forcë politike e re, që kishte me e kthye te fillimet e demokracisë së saj.