Pakoja fiskale e nxituar, drejt dështimit

  • 03 September 2015 - 07:41
Pakoja fiskale e nxituar, drejt dështimit

Ndryshimet fiskale, me efekte negative

Çmimet po rriten, qytetarët po varfërohen

"ATK-ja nuk ka kapacitete të mjaftueshme, bizneset nuk janë të përgatitura, pasi nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për riprogramim të arkave fiskale", ka thënë analisti i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi. Sipas tij, po veprohet në këtë mënyrë meqenëse kjo qeveri ka nevojë për para 

Pakoja e re fiskale e Qeverisë, që zyrtarisht ka nisur së zbatuari më 1 shtator, nga njohësit e ekonomisë dhe ekspertët është cilësuar të jetë me një ndikim shumë modest, mirëpo është lavdëruar nga i pari i ekzekutivit. Analistët thonë se nga pakoja e re fiskale do ta pësojnë më së shumti qytetarët tanë, ndërkaq do të përfitojnë matrapazët dhe oligarkët e politikës apo biznesit. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës, tha se me këtë pako do të ruhet standardi i qytetarëve me të ardhura të vogla dhe të mesme. Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Nahit Sharku, ka thënë se si ATK janë gati për të implementuar përshkallëzimin e TVSH-së. Sipas tij, Ligji i ri për TVSH-në ka ndikime në dy aspekte. "Në përgjithësi ka ndikime ekonomike dhe sociale. Në aspektin ekonomik i ndihmon bizneset, pasi ata nuk do të paguajnë TVSH në makineri, linja të prodhimit dhe në lëndë të parë, ndërsa pjesa e tjetër ka të bëjë me uljen e normës së TVSH-së nga 16 në 8 për qind", tha Sharku... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)