7 ambasadorë, 7 shqiptarë dhe 7 serbë takohen sot në Mitrovicë

  • 03 September 2015 - 07:50
7 ambasadorë, 7 shqiptarë dhe 7 serbë takohen sot në Mitrovicë

 Ndërtimi i raporteve shqiptaro-serbe, është titulli i konferencës që organizohet nga RTV Mitrovica dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës. Konferenca do të jetë e tipit të tryezës së rrumbullakët, ku do të marrin pjesë 7 ambasadorë, 7 shqiptarë dhe 7 serbë.

Siç njoftoi organizatori, nga radhët e ambasadorëve do të jenë pothuaj të gjithë ambasadorët e Quintit, si dhe shefi i Zyrës diplomatike ruse, ambasadori belg dhe ambasadori holandez Robert Bosch.

Shqiptarët në këtë tryezë, sipas paralajmërimit, do të përfaqësohen nga kryetari i Parlamentit Kadri Veseli, ish-presidenti Behxhet Pacolli, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, deputeti Ilir Deda dhe publicistët Halil Matoshi, Shkëlzen Gashi e Baton Haxhiu, transmeton KP.

Nga radhët e serbëve do të jenë ministri serb në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, zv/kryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq, kryetari komunës veriore te Mitrovicës Goran Rakiq, deputeti Nenad Rashiq, si dhe publicistët Branimir Kërstiq, Zhelko Tvrdishiq dhe Nenad Radosavljeviq.