Studentët e UP-së kërkojnë plotësimin e kushteve

  • 03 September 2015 - 08:05
Studentët e UP-së kërkojnë plotësimin e kushteve

Grupi i Pavarur Studentor, në emër të studentëve sot në orën 11 do t`i dorëzojë në Rektorat gjashtë (6) kërkesa, sipas të cilëve është e arsyeshme që ata të ngrehin zërin e tyre.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e Grupit të Pavarur Studentor:

Të nderuara media duke parë zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës, Grupi i Pavarur Studentor njofton opinionin publik që ka përcjell me vëmendje të gjitha ngjarjet që karakterizuan jetën studentore. Ne si student të UP-së, besuam fuqishëm që organet kompetente siq janë Senati i UP-së, dhe Këshilli drejtues dhe komisioni për plotësimindryshimin e ligjit për arsimin e lartë, do të ndryshojnë-plotësojnë statutin dhe do të menjanojn mundësin e keqinterpretimeve qoftë nga ana e studentëve apo edhe nga ana e senatit të UP-së. Mirpo pasi që asnjëra palë nuk bëri atë se qfarë pritej dhe duhej të bëhëj nga ana e tyre, ne si student shohim të arsyeshme që të ngrehim zërin tonë dhe të parashtrojmë këto kërkesa legjitime, të cilat janë në përputhje me statutin e UP-së. Kërkesat tona të cialt do të dorëzohen nesër me datën 03.09.2015 në ora 11:00 në Rektorat janë këto:

1.Kushti për të kaluar vitin e I-rë të jetë me -3 provime (studenti duhët të kaloi 7 provime), ndërsa kushti për vitin e II-të, të jetë me 4 provime të kaluara.

2.Të jenë 4 afate të rregullta për hyrje në provime, ( duke përjashtuar mundësin që të ketë afate të jashtëzakonshme).

3. Lirim nga pagesa për kategorit e vecanta( për kategorit e dalura nga lufta, si dhe për dy apo më shumë student që vijnë nga e njejta familje)

4.Përmirsim të kushteve për studime në fakultete ( Zgjerim të biblotekave, laborator në fakultetet e nevojshme, kabinte të ndryshme sipas nevojës të studentëve)

5. Afate për provime gjdo muaj për absolventë

6.Të mbikqyrët më shumë administrata e njësive akademike në fakultetet përkatëse

Ju ftojmë që të jeni prezent gjatë dorëzimit të këtyre kërkesave ku njëherit do të informoheni për hapat e mëtutjeshëm që do të ndërmarrim që padyshim nuk do të ndalemi deri në realizimin e plotë të këtyre kërkesave tona.

(Kosova Sot)