Pack: Nuk ka histori dashurie Merkel-Rama

  • 03 September 2015 - 10:17
Pack: Nuk ka histori dashurie Merkel-Rama

Për pak kishim menduar se mes Angela Merkel dhe Edi Ramës ka më shumë se një lidhje mes dy kryeministrash.

Por eurodeputetja Doris Pack ka “qetësuar” zërat në Shqipëri dhe fjalët e saj se nuk ka histori dashurie mes Angela Merkel dhe Edi Ramës kanë pushtuar kryetitujt e gazetave.

“Kancelarja Merkel ka punë të tjera për të bërë. Nuk bëhet fjalë për një histori dashurie këtu. Ajo është shumë e zënë dhe nuk ishte e nevojshme që të takojë në mënyrë të veçantë Ramën. Kjo shihet kështu në Shqipëri në fakt dhe jo në kryeqytetet e tjera. Dhe kjo sepse Rama thotë, që ai dhe kancelarja gjermane formojnë një çift, sigurisht jo në dashuri, por që kanë afrimitet dhe vlerësojnë njëri-tjetrin", ka thënë ajo në një intervistë për ABCNews.

Unë shpresoj që Angela Merkel të shohë problemet në Shqipëri dhe që t’ia thotë Ramës. Dhe për këtë arsye, Basha duhet të dëgjohet dhe mbështetet nga liderët e Partisë Popullore Europiane, sepse Shqipëria po vuan. Nuk është Partia Demokratike që po vuan, është Shqipëria që po vuan, me një situatë te keqe, për të cilën sapo folëm,” tha Pack.