Lindin mes kaosit dy fëmijë në stacionin hekurudhor të Budapestit

  • 03 September 2015 - 10:21
Lindin mes kaosit dy fëmijë në stacionin hekurudhor të Budapestit

Lindja e dy fëmijëve në stacionin hekurudhor të Keletit në Budapest, është si një dritë e vogël shprese pas gjithë asaj katastrofe njerëzore.

Në mesin e kartonëve dhe batanijeve, të cilat janë shpërndarë nëpër të gjithë stacionin, dy foshnja të vogla të sapolindura qëndrojnë mbështjellë në prehrin e nënave të tyre. Ato nuk janë të vetëdijshme për tragjedinë që ndodhet mes tyre.

Sipas mediave ndërkombëtare fëmija i parë është vajzë dhe quhet Sadan, që do të thotë “strehimore”. Ajo ka lindur në nënkalimin pranë stacionit hekurudhor të Keletit, ku nëna dhe babai i saj janë të lumtur për ardhjen e saj në jetë, e njëkohësisht të dëshpëruar për atë çfarë po kalojnë.

Vetëm disa metra larg, një tjetër nënë refugjate ishte duke u kujdesur për fëmijën e saj të porsalindur, Shems. Ajo ka lindur dje në mes të kaosit që ka përfshirë terminalin kryesor të Hungarisë.

Emri i vajzës së vogël do të thotë “rreze dielli dhe shpresë”, dhe i duhet të qëndrojë në gjithë atë rrëmujë pasi një ambulancë refuzoi që të marrë nënën e saj në spital, transmenton Shekulli.

Një emigrant ka thënë për “The Sun”: “Ardhja në jetë e Shems ishte një moment i mrekullueshëm, por mu copëtua zemra kur pashë se ajo lindi në një vend të papërshtatshëm e plot zhurmë”.