Vriten katër policë turq gjatë një sulmi me bombë

  • 03 September 2015 - 10:44
Vriten katër policë turq gjatë një sulmi me bombë

Katër polic janë vrarë në pjesën juglindore të Turqisë, kur një bombë shpërtheu pranë rrugës në të cilën po udhëtonin me veturën e tyre, kanë bërë të ditur organet e sigurisë, shkruan “Reuters”.

Ata kanë deklaruar se pas këtij sulmi me siguri qëndrojnë ekstremistët kurdë, transmeton lajmi.net.

Shpërthimi në provincën Mardin është i fundit në serinë e sulmeve pothuajse të përditshme të ekstremistëve të Partisë së Punëtore të Kurdistanit, ndaj pjesëtarëve të forcave turke të sigurisë, që nga korriku kur edhe është prishur armëpushimi 2-vjeçar