Haradinaj thotë se nuk guxojmë ta humbim Trepçën

  • 03 September 2015 - 11:53
Haradinaj thotë se nuk guxojmë ta humbim Trepçën

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Trepça është një pasuri e një rëndësie të përjetshme për Kosovën. Kurse menaxhimi nga ana e AKP-së, nuk e zhvillon as Trepçën e as nuk e zhvillon ekonomin e Kosovës, është shprehur ai, gjatë një vizite që i bëri në Kombinatin Trepça.

Haradinaj theksoi se Kosova në asnjë situatë nuk guxon ta humbas pronësinë mbi Trepçën, porse duhet të gjendet një partner publiko-privat,që do ta aktivizonte këtë gjigant të fjetur të ekonomisë kosovare.

“Administrimi i mëtutjeshëm i Trepçës nga AKP-ja, nuk është zhvillim, as i Trepçës e as i ekonomisë së Kosovës përmes saj, por administrim të gjendjes së saj ekzistuese, që është koncept i gabuar e i papranueshëm.

Riaktivizimi i Trepçës në gjithë kapacitetin e saj, nënkupton zhvillim për tërë vendin, prandaj institucionet e Kosovës duhet të merren urgjentisht me këtë çështje, transmeton Indeksonline.  

Situata siç është tani është e papranueshme”, ka thënë Haradinaj.