UNDP dhe Ambasada Gjermane me marrëveshje të re për të mbështetur sektorin e sigurisë

  • 15 October 2018 - 10:09
UNDP dhe Ambasada Gjermane me marrëveshje të re për të mbështetur sektorin e sigurisë

Marrëveshja nënshkruhet sot, në ora 10:00, në ambientet e UNDP-së në Arbëri.

Iniciativa e re, e cila do të jetë pjesë e Projektit të Sigurisë së Kosovës (KSSP), synon të mbështesë institucionet e Kosovës në kontrollimin e posedimit dhe qarkullimit të armëve të vogla dhe të lehta dhe përmirësimin e hetimin të krimeve me armë.

Ambasadori gjerman, Christian Heldt dhe koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, njëkohësisht Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Ulrika Richardson, do të nënshkruajnë marrëveshjen në vlerë të përgjithshme prej më shumë se 130 mijë euro.

 

(Kosova Sot)