Kosovës i duhet energjia efiçente

  • 15 October 2018 - 10:10
Kosovës i duhet energjia efiçente

Të anketuarit thonë se prodhimi i energjisë me termocentrale në aspektin e mbrojtjes së ambientit është antiproduktiv dhe me kosto të lartë për mjedisin dhe paraqet një pengesë për integrimet evropiane

Kosovare Gjevukaj mendon se energjia efiçiente është me efikase, sepse e mbron mjedisin dhe shpenzimet. “Por, më duhet të them se tashmë bota  është orientuar kryesisht nga energjia efiçente,sepse ka shumë më shumë llogari. Ka ajër më të pastër dhe ka jetëgjatësi. Derisa është fakt se Kosova  ka mjaft lignit por krijon probleme ambientale”.

Skender Morina thotë se prodhimi i energjisë me termocentrale në aspektin e mbrojtjes së ambientit është antiproduktiv dhe me kosto të lartë për mjedisin dhe paraqet një pengesë për integrimet evropiane kur dihet që Evropa po e eliminon termocentralet për prodhim energjie dhe po konvertohet në panelet solare dhe energjinë e prodhuar nga mullinjët e erës që kanë zero ndikim në ndotjen e ambientit jetësor. 

Skënder Salluka shprehet se energjia efiçente është më e sigurta, më e mira, ka hapësirë, ka vende, ka tokë por ka kosto. “Të gjitha kushtet i plotësojmë por mungon buxheti. Në këtë drejtim komunat e Prizrenit dhe ajo e Therandës kanë hapësira më të përshtatshme sidomos për energji solare”.

Haxhi Avdyli thekson se tani në Evropën perëndimore po orientohen drejt energjisë "GREEN", dmth pa ndotje. “Termocentralet po mbyllen për shkak të dëmeve në tokë e ndotjes së ajrit. Kosova, mund të shfrytëzojë energjinë nga era ,panelet diellore dhe hidrocentrale të vogla. Po ashtu ka nevojë edhe kultivimin e eficiencës së energjisë në objekte private e publike”.

(Kosova Sot)