Dita Botërore e Gruas Rurale

  • 15 October 2018 - 10:26
Dita Botërore e Gruas Rurale
Dita Botërore e Gruas Rurale shënohet sot, me qëllim të njohjes së kontributit dhe rolit që gratë nga zonat rurale kanë në komunitet, duke përmirësuar jetesën si dhe mirëqenien në tërësi.

Kjo ditë për herë të parë u shënua me 15 tetor 2008, pasi përmes një rezolute Kombet e Bashkuara në vitin 2007 njohën “rolin jetik dhe kontributin e gruas rurale, për mirëmbajtjen e agrikulturës dhe zhvillimit rural, për përmirësimin e sigurimit të ushqimit dhe luftimit të varfërisë rurale”.

Për këtë përmes kësaj rezolute shtetet anëtare, në bashkëpunim me organizatën, sugjerohen që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për përmirësimin e gjendjes së grave rurale, në vendet ku ato jetojnë dhe kontribuojnë, përmes disa strategjive të cekura në këtë dokument.

Në Kosovë nuk është paraparë ndonjë aktivitet për shënimin e kësaj dite.

 

(Kosova Sot)