Përfundon anoreksike pas lajmit shokues: Nëna ime më tha se kemi të njëjtin baba

  • 15 October 2018 - 10:29
Përfundon anoreksike pas lajmit shokues: Nëna ime më tha se kemi të njëjtin baba

Shoku ishte shumë i madh për Jodi Cahill, një grua australiane 38-vjeçare, e cila katër vite më parë mori një letër nga nëna, ku ajo i thoshte se që të dyja kishin të njëjtin baba. Jeta e saj ndryshoi drastikisht dhe ajo nisi të mos hante më, deri sa përfundoi anorkesike.

Zbuloi se gjyshi i saj në fakt ishte edhe i ati, pasi e ëma ishte abuzuar seksualisht prej vitesh. 

“Më shkroi se kishte ardhur momenti për të më thënë të vërtetën dhe se ndajmë të njëjtin baba”, tha Jodi për Daily Mail. 

Në letër shkruhej: “Jodi, unë dhe ti ndajmë të njëjtin baba. Kam qenë viktimë e abuzimeve seksuale qysh e vogël.

Një natë u përdhunova brutalisht dhe mbeta shtatzënë”. 

38-vjeçarja fryt i inçestit, tregon se mbeti e traumatizuar dhe i thoshte vetes se duhet të ketë qenë e tmerrshme për nënën e saj që t’a shikonte atë çdo ditë si kujtim të vuajtjeve që kishte kaluar.
 

“Isha në shok dhe më neveritej vetja...Atë natë tentova të hidhem nga një urë dhe nga aty nisën çrregullimet ushqimore”, thotë Cahill. 

Ajo përfundoi në spital dhe ushqehej artificialisht, ndërsa shton se ndihej më mirë nëse nuk hante ushqim. 

Pas disa vitesh trajtimi, Jodi është shëruar dhe e ka bërë publike historinë e saj, pasi shpreson që të inkurajojë vajza të tjera të prekura nga anoreksia.

(Kosova Sot)