“Nevojiten reforma të thella për integrim në BE”

  • 15 October 2018 - 10:31
“Nevojiten reforma të thella për integrim në BE”
 

Me rastin e hyrjes së Kroacisë në BE në Prishtinë do të mbahet koncert.

Marija Kapitanoviq, Ambasadore e Kroacisë në Kosovë, tha se edhe pse me 1 korrik është data e hyrjes së Kroacisë në BE, tani kanë dashur të organizojnë këtë koncert.

Ajo folur për rrugën e Kroacisë drejt BE. “Kemi pasur synimet të hyjmë në NATO dhe BE. Ka shumë reforma që duhet të bëhen për të qenë pjesë e BE-së”, tha ajo.

Sipas saj disa reforma janë të dhimbshme, por do të jenë të mira për vendet aspirante.

Kurse Tamara Jurkiç Sviben – pianiste, tha se është hera e parë që është në Kosovë.

“Kultura mund t’i kalojë kufijtë”, tha ajo.

Ndërsa Pjeter Guralumi, artist, tha se ndjehet mirë që është përzgjedhur për të qenë pjesë e koncertit që do të mbahet në Prishtinë me rastin e hyrjes së Kroacisë në BE.

(Kosova Sot)