Një shqiptar në Itali ngacmon dy vajza minorene, arrestohet

  • 15 October 2018 - 10:46
Një shqiptar në Itali ngacmon dy vajza minorene, arrestohet

Një 18 vjeçar shqiptar ka ngacmuar seksualisht dy vajze të shkollës së mesme në Itali dhe është vëne në pranga nga autoritetet e vendit fqinj.

18-vjeçari, i cili është raportuar nga mediat lokale në Rimini, tanimë është prapa hekurave, një urdhër i lëshuar nga Gjykata e Riminit.

Ngjarja ka ndodhur në 20 shtatorin e kaluar, rreth orës 15, dy vajzat, të cilat ishin duke ecur në park, e kanë parë veten të rrethuara nga tre djem më të mëdhenj.

18-vjeçari shqiptar, një italian dhe një afrikan i kanë ngacmuar. Një nga vajzat ka thirrur që të largohen.

Teksa janë larguar me shpejtësi njëra nga vajzat thirri një mik në telefon i cili, nga ana tjetër, telefonoi karabinierët.

(Kosova Sot)