Shqipëria, e përzgjedhura e agjencive turistike amerikane

  • 15 October 2018 - 10:48
Shqipëria, e përzgjedhura e agjencive turistike amerikane

Pushimet në Evropë duken larg fizikisht dhe financiarisht dhe, ndonëse nuk ka asnjë alternativë tjetër veç kapërcimit të Atlantikut, mund të jetë më e thjeshtë nga sa ju duket për të udhëtuar nëpër botë pa e shteruar llogarinë tuaj bankare.

Ndërmjet 10 destinacioneve, ku futen Praga, Vjena, Budapesti, Barcelona, Zagrebi, Portoja, Parisi, Berlini dhe Firencja, agjencia e njohur amerikane e turizmit, Kayak, rendit edhe Tiranën.

“Shqipëria, në Evropën Juglindore, ka qenë e izoluar nga regjimi komunist dhe është një vend ende i parrahur nga shumë vizitorë.

Këtu do të gjeni plazhe të bukura, të cilat rivalizojnë ato të Mesdheut, të mbipopulluara dhe me çmime të shtrenjta. Kryeqyteti Tirana është një pikënisje e mirë, pasi ndërtesat e dikurshme gri, tashmë janë pikturuar me ngjyra të shumëllojshme.

Vizitoni Bunk’Art, një ish-muze kushtuar diktatorit Enver Hoxha si dhe Piramidën, tashmë të rrënuar.

Merr një kafe ose koktej në zonën e modës, Bllok, dikur të rezervuar vetëm për zyrtarët e Partisë Komuniste. Më tej në jug, Saranda, një ish-fshat peshkimi, që tani është kryeqyteti jozyrtar i Rivierës Shqiptare. Ksamili dhe ishujt e afërt janë destinacione popullore.

(Kosova Sot)