Veseli i bindur: Ushtria do të bëhet këtë vit

  • 15 October 2018 - 10:59
Veseli i bindur: Ushtria do të bëhet këtë vit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, derisa ka deklaruar se do të kryejë përgjegjësitë e tij në raport me qytetarët.

Në lidhje me vendimin që të enjten të mbahet seanca e radhës, ku pritet të shqyrtohen në lexim pakoja e projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kryeparlamentari Kadri Veseli njëherit kreu i PDK-së, është shprehur i bindur që brenda këtij viti Kosova do të bëhet me ushtri.

Veseli tha se e gjithë kjo do të arrihet me mbështetjen e të gjithë partnerëve ndërkombëtarë.

 

(Kosova Sot)