E rrallë: Durrsaku padit 8 kryeministrat e Shqipërisë!

  • 03 September 2015 - 12:29
E rrallë: Durrsaku padit 8 kryeministrat e Shqipërisë!

Një qytetar nga Durrësi ka bërë një padi të rrallë. Ai ka paditur të gjithë kryeministrat pas vitit 1990, pasi i bën përgjegjës për gjithë të këqijat që ka kaluar Shqipëria këto dy dekada e gjysmë.

Nikolin Prenga kishte depozituar një padi në Prokurorinë e Durrësit një vit më parë, kundër Ylli Bufit, Pandeli Majkos, Ilir Metës, Aleksandër Meksit, Bashkim Finos, Fatos Nanos, Sali Berishës dhe Edi Ramës.

Por, padia e tij nuk ishte marrë parasysh nga prokuroria.

Gjykata e apelit në Durrës e çoi këtë kallëzim në Gjykatën e Lartë dhe tashmë kjo e fundit ka vendosur që padia e Prengës të hetohet nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, transmeton javanews.

“Kërkuesi Nikoll Prenga ka bërë kallëzim kundër shumicës së kryeministrave të shtetit shqiptar që kanë drejtuar vendin pas vitit 1990, duke i konsideruar ata si përgjegjësit kryesorë që kanë ndodhur në vendin tonë gjatë kësaj periudhe postkomuniste”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë, drejtuar prokurorisë.