Sërish mungesë kuorumi, Kuvendi shkon në pauzë

  • 15 October 2018 - 11:17
Sërish mungesë kuorumi, Kuvendi shkon në pauzë

As seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur ti nis punimet.

Kjo në mungesë të korumit, meqenëse dy partitë opozitare bojkotuan seancën.

Si rrjedhojë në sallën e Kuvendit ndodheshin vetëm 60 deputetë, gjë që e shtyu kryetarin Veseli që ta dërgojë seancën në pauzë.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kanë marrë vendim që të mos marrin pjesë në seancën e sotme.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se ky subjekt do te vazhdojë të mos marrë pjesë në seanca, përjashtuar atë të së enjtes, ku do të diskutohet për ushtrinë.

“Qëndrimi i LDK-së është që nuk marrim pjesë në këtë seancë. Gjendja aktuale është e njëjtë. Institucionet e Kosovës po tregojnë jolegjitimitet të plotë. Seanca e rregullt e thirrur për të enjten përmban ligje të rëndësishme, ligjet për ushtrinë. LDK do të marrë pjesë në këtë seancë”, theksoi ai

Edhe deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se kjo parti do ta bojkotojë seancën e sotme.“Dua ta konfirmoj qëndrimin e LVV-së që nuk do të marrim pjesë sot në seancë”, theksoi ajo.

Në të tilla kushte kryetari i Kuvendit Kadri Veseli e dërgoj seancën në pauzë për tu rikthyer sërish më vonë.

(Kosova Sot)