Rama përballë Policisë: Politikën ma lini mua, ju rrisni rezultatet!

  • 15 October 2018 - 11:43
Rama përballë Policisë: Politikën ma lini mua, ju rrisni rezultatet!

Policia e Shtetit është sulmuar intensivisht nga opozita shqiptare së fundi, si e lidhur me krimin dhe që nuk lufton për rendin dhe sigurinë e qytetarëve.

Para uniformave blu, ka dalë vetë kryeministri Edi Rama, në një konferencë nga Ministria e Brendshme, ku i ka bërë një apel atyre, të mos nxikohen nga akuzat politike dhe të vijojnë punën për të rritur akoma edhe më shumë rezultatet në luftën kundër krimit.

Rama tha se Ministria e Brendshme dhe policia e Shtetit vetë, po sulmohen nga opozita vetëm në një luftë shpifjet sipas tij, për të marrë pushtetin jo ,e votë por me forcë.

"Më shumë shpifje, më shumë fabrikime, më shumë autorë video dhe audiosh, krimi në debate, krimi në fjalime, krimi në komente, krimi në mëngjes, në drekë, në darkë, dhe prapë krimi sapo gdhihet deri kur ngryset. Pse? Është e thjeshtë, quhet luftë e dëshpëruar për pushtet e të mbyturit që kërkon të mbysë, çdo kush me cdo mjet për pushtetin që u merrka me forcë kur nuk merret me votë. Kjo pse është puna ime, e qeverisë, jo e Policisë së Shtetit. Puna juaj është të kundërpërgjigjeni ndaj kësaj barbarie politike dhe mediatike, me shumë rezyltate se sa deri më sot, në çdo drejtim dhe shumë më shpejt se deri më sot", u shpreh kreu i qeverisë.

Rama foli me statistika si matësit e vetme të krimit në vend. Duke ju referuar shifrave, krimi në Shqipëri është ulur dukshëm, krahasuar me vitet e mëparshme ku numri i vrasje është më shumë se përgjysmuar.

"Krimi matet me statistika. Por këto nuk mjaftojnë për perceptim. Ka pasur më shuëm vrasje vitin e shkuar, por është folur shumë më pak se cfarë flitet sot

40 vrasje sivjet, 43 vjet në të njëjtën periudhë vjet, por edhe më shumë parvjet nga janari në shtator, 54  vrasje. Po dysfish, 84 në janar shtator të 2013. Në 2012, 92 vrasje.

Sot ka nisur kuje e zezë portal më portal parti më parti me idënë se krimi po bën kërdinë se policia nuk po lufton krimin po është bërë njësh me të", tha Rama.

Shefi i mazhorancës tha se "Ministria e Brendshme - Policia e Shtetit duhet të japë një mesazh kumbues force për "të fortët", me gjuhën e rezultateve edhe më domethënëse, edhe më të shpejta: Mes shtetit edhe "të fortëve" nuk ka paqe! Kur të dalin nga shtëpia, nuk do të jetë problemi ynë, po problemi i tyre. Kur të jenë në shtëpi, duhet të mendojnë vetëm si të zhduken, jo si të duken"

(Kosova Sot)