Nis seanca pa LDK-në dhe VV-në

  • 15 October 2018 - 11:51
Nis seanca pa LDK-në dhe VV-në

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ka nisur pa grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe atë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët ka kohë që po bojkotojnë seancat e Kuvendit me arsyetimin se Kuvendi duhet të shpërbëhet dhe vendi të shkoj në zgjedhje.

Seanca nisi me vonesë për shkak se në sallë nuk ishin 62 deputet. Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli thirri tri herë deputetët.

Në seancë janë paraparë të shqyrtohen 25 pika të rendit të ditës, të mbetura nga seancat e kaluara.

Rendi i ditës për seancën e sotme të Kuvendit:

1. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,

2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,

3. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,

4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,

5. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,

7. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-059 për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-035 për veprimtaritë hidrometeorologjike,

9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,

10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

12. Votimi i Raportit vjetor i Autoritetit rregullator për ujëra për vitin 2017,

13. Votimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017,

14. Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2017,

15. Votimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2017

16. Votimi i Raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2017,

17. Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2017,

18. Votimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2017,

19. Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2017,

20. Votimi i Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore,

21. Votimi i Propozimit të grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,

22. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit te RTK-së,

23. Votimi për formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për (1) një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,

24. Votimi i Propozimit për zëvendësimin e dy (2) anëtarëve të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës,

25. Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.

 

(Kosova Sot)