Ja si shpëtohet një qen në Malishevë

  • 15 October 2018 - 12:42
 Ja si shpëtohet një qen në Malishevë

Ekipet e njësisë së intervenimit dhe shpëtimit në Malishevë, sot në mëngjes, kanë kryer një intervenim për shpëtimin e një qeni, i cili mbërthyer keq në rrethojën e oborrit në fshatin Carrallukë.

Kjo njësi ka intervenuar me kërkesën e një qytetari dhe ekipet e specializuara, kanë arritur ta shpëtojnë qenin.

Ky veprim i njësisë, është jo vetëm një intervenim dhe detyrim, por një gjest shumë njerëzor në raport me kafshën, përkatësisht qenin, i cili kishte mbetur në rrethojën e oborrit.

Përndryshe, njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, bazuar edhe në raportin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, gjatë kësaj jave kanë ndërhyrë në 39 intervenime të ndryshme, e këtyre intervenimeve, sot ju shtua edhe ky shpëtim i qenit, që tek ne, intervenimet në shpëtimin e kafshëve janë më të rralla.

 

(Kosova Sot)