GRAPCI: E MIRËSEARDHUR SA MË SHPEJT QË TË IKË KJO QEVERI

  • 15 October 2018 - 13:04
GRAPCI: E MIRËSEARDHUR SA MË SHPEJT QË TË IKË KJO QEVERI
 Analisti i ekonomisë, Dardan Grapci, për gazetën "Kosova Sot" theksoi se tërheqja e Bankës Botërore për Qeverinë e Kosovës do të duhet të jetë një lajm shumë shqetësues e jo të qëndrojë aq indiferent e mos të deklarohet, sikur nuk ka ndodhur asgjë. "Qeveria 'Haradinaj' nuk do të duhej që qëndronte indiferente, por duhet që të deklarohet haptazi se kjo tërheqje është një grusht i rëndë për bizneset dhe kompanitë vendore e të huaja. Duhet ditur se Banka Botërore është një institucion financiar ndërkombëtar me renome, që informata së pari kalon në atë institucion, po ashtu është një institucion që nuk merr hapa aty për aty, por duke u bazuar në raportet kredibile dhe me informata të sakta. Bazuar në kredibiltetin e Bankës Botërore, kjo sikur po na tregon që Kosova nuk ka një raport të pranueshëm me Bankën Botërore, duke bërë që të tërhiqet nga një investim shumë domethënës për të ardhmen ekonomike të Kosovës. Veprimi i BB-së është edhe një argument për Qeverinë e dobët 'Haradinaj', por edhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik. Kjo po na tregon se sa është e dëmshme çdo ditë e kësaj qeverie dhe se do të ishte e mirëseardhur një ditë më pak e kësaj keqqeverisje", është shprehur analisti i ekonomisë, Dardan Grapci, për "Kosova Sot".