BADALLAJ: KËSHILLTARI AMERIKAN I DHA SHUPLAKË TË FORTË THAÇIT

  • 15 October 2018 - 14:17
BADALLAJ: KËSHILLTARI AMERIKAN I DHA SHUPLAKË TË FORTË THAÇIT

Sipas analistit Reshat Badallaj, largimi i këshilltarit dhe ekspertit amerikan flet mjaftueshëm dhe bindshëm për pozicionimin tepër të gabuar të Hashim Thaçit në raport me interesat e shtetit të Kosovës, por edhe interesat strategjike të miqve të mëdhenj që ndihmuan në çlirimin dhe shtet ndërtimin e Kosovës."Hashim Thaçi, për të shpëtuar lëkuren e tij nga Gjykata Speciale nuk la gur pa lëvizur në dëm të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Edhe pse u bë horë dhe ia kthyen shpinën të gjithë nuk ka të ndalur me veprimet kundërshtetërore bashkë me këlyshët e UDBsë serbe si biçimi i zagarit te Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiun, Edvin kanabisin dhe kumbarën e tij, Aleksandar Vuçiqin. Ai akoma nuk e ka kuptuar kur Amerika, Gjermania dhe disa shtete të fuqishme të botës janë kundër ndarjes se Kosovës, ky dilenxhi mundohet ta shtyjë bjeshkën me gjoks.

Se sa kokëbosh është ky matrapaz kufijsh akoma nuk e kupton edhe shuplakën që ia dha ish-këshilltari amerikan, z. David PHILIPS,dorëheqja e tij, i cili nuk do të marrë pjesë në tradhtinë e këtij matrapazi të Brojes. Jo vetëm kaq, por të gjitha rrenat e këtij të pafytyri dolën se janë të gjitha të pavërteta se kinse këto shtete e përkrahin idenë e tij duke e mashtruar populli në konferenca për shtyp. Të gjitha këto veprime që po i bën Hashim zeza çojnë ujë në mullirin serbo-rus dhe se punon për interesa të tija personale dhe të Serbisë dhe Rusisë cariste. Ky po i futë frikën edhe popullit se po qe se nuk përkrahet tradhtia e këtij do të ketë luftë dhe kjo tregon ashiqare se Hashim bashibozuku punon dhe paguhet shumë shtrenjtë nga qarqet shoviniste serbo-ruse.

Pra, sipas këtij dilenxhiu, Kosova domosdo duhet t´i falë Serbisë 1/3 e territorit të vendit, që ky ka ngulur këmbë tamam si gomari në lloç. Hashimi i Brojës është verbuar nga frika se do të ulet në bankën e zezë të Gjykatës speciale dhe ky tani tinëzisht do i ngul thikën prapa krahëve Kosovës, vetëm e vetëm të mos vdes politikisht", theksoi analisti Reshat Badallaj për gazetën "Kosova Sot".

(Kosova Sot)