HAZIRI: MJERIMIN ME VIZA PO E VUAJNË QYTETARËT

  • 15 October 2018 - 14:20
HAZIRI: MJERIMIN ME VIZA PO E VUAJNË QYTETARËT

Analisti Arsim Haziri për gazetën "Kosova Sot" thotë se Kosova aktualisht është në mungesë të funksionimit ligjor dhe këtë gjendje e kanë krijuar të gjitha qeverisjet e pasluftës. "E arsyeja pse qytetarët e saj nuk mund t'i gëzojnë disa procese evropiane është kryekëput niveli i dëmshëm qeverisës, zhvillimi i pareshtur i dukurive negative. Liberalizmi i vizave prej asnjërës qeverisje s'ka qenë si prioritet, prandaj edhe nuk është bërë", ka theksuar Haziri. Ai shton se këtë mjerim nuk po e vuajnë zyrtarë të lartë qeveritarë, sepse ata gëzojnë disa privilegje shtetërore, por qytetarët po maltretohen para ambasadave të huaja.

(Kosova Sot)