Thaçi e Haradinaj tejkalojnë incidentin e Marinës, flasin e qeshen mes vete

  • 15 October 2018 - 14:53
Thaçi e Haradinaj tejkalojnë incidentin e Marinës, flasin e qeshen mes vete

U gjuajtën me fjalë ndaj njëri-tjetrit. Madje fjalori në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj ishte goxha i ashpër.

Haradinaj ka kundërshtuar ashpër idenë e presidentit për korrigjim të kufijve.
Ndërsa presidenti e ka paralajmëruar Haradinajn se mund edhe të shkarkohet për deklaratat e tij populiste.

Por raporti në mes tyre nuk duket të jetë aq i keq.

Ata sot u panë bashkë në promovimin e librit të akademik Nexhat Dacit “Lindja e vështirë e shtetësisë së Kosovës”.

Thaçi dhe Haradinaj përveç shtrëngimit të duarve edhe mënyrën e bisedës ndërmjet vete e kishin relaksuese.

Mbetet të shihet nëse ky raport është i vërtetë apo i falsifikuar.

(Kosova Sot)