SALIHAJ: PARTITË POLITIKE DUHET SA MË PARË TA SHKARKOJNË THAÇIN

  • 15 October 2018 - 15:42
SALIHAJ: PARTITË POLITIKE DUHET SA MË PARË TA SHKARKOJNË THAÇIN

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, i cili në mandatin e kaluar kishte votuar kundër qeverisë së koalicionit PDK-LDK dhe kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president vendi, thotë se tani është momenti më i përshtatshëm që të përmirësohet gabimi që u bë me zgjedhjen e Thaçit president i Kosovës."Partitë politike duhet sa më parë ta shkarkojnë Thaçin, para se ai t'ia bëjë edhe një dëm të madh Kosovës. Ato duhet të ulen sa më parë dhe të merren vesh për këtë. Kjo duhet të ndodhë para se të shkohet në zgjedhje të reja, sepse shpërndarja e Kuvendit i krijon Thaçit terren të përshtatshëm për ta dëmtuar Kosovën. Lërja mëtutjeshme e Thaçit në postin e presidentit paraqet rrezik të madh për shtetin e Kosovës. Këtë nismë duhet ta marrë PDK-ja, nëse ajo nuk dëshiron të njolloset përgjithmonë si parti tradhtare. Miqtë e Kosovës, David Philips dhe Daniel Server, janë këmbëngulës se korrigjimi i kufijve është në dëm të Kosovës, sepse jo vetëm që ia humb një pjesë të madhe territorit,por ia humb edhe vetë shtetësinë e saj. Dorëheqja këshilltarit David Philips është një alarm se situata ka eskaluar dhe ne duhet të veprojmë shpejt. Esat Pasha po del të ketë qenë diletant krahasuar me Thaçin, prandaj është patriotizëm mbi patriotizmin shkarkimi sa më i shpejtë i tij", theksoi ish-deputeti Adem Salihaj për "Kosova Sot". 

 

(Kosova Sot)