Rasti ‘Muja’, dhe jo vetëm, vërteton kriminalizimin e drejtësisë

  • 03 September 2015 - 07:32
Rasti ‘Muja’, dhe jo vetëm, vërteton kriminalizimin e drejtësisë

Gjyqësori i kapur nga PDK-ja

Politika ndërhyn në mënyrë flagrante 

Deputeti i subjektit politik Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, thotë se tani PDK-ja pas këtij rasti nuk ka se si të fshihet nga ndikimi i madh që ka në drejtësi dhe kapja e Gjyqësorit nga strukturat kriminale të këtij subjekti politik. "Rasti 'Muja' është dëshmia më e qartë se krimi i organizuar e ka kapur shtetin, pasi ai fillimisht e ka kapur sistemin e drejtësisë", theksoi ai

Mënyra se si po menaxhohet nga drejtësia e kapur prej politikës, me rastin e gjykimit dhe rigjykimit të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, për afera të dëshmuara të korrupsionit, sipas njohësve të fushës së sundimit të ligjit, analistëve politikë dhe zyrtarëve të subjekteve të ndryshëm, mund të merret si dëshmia më besnike se sa thellë është kapur nga e PDK-ja një gjyqësor i Kosovës. Rasti 'Muja' po përdoret nga partia kryesore në pushtet që të mos shkohet në zgjedhje të reja lokale, dhe këtë ky subjekt politik po e bën, gjithmonë sipas vlerësimeve të njohësve të fushës, duke ndërhyrë në Gjyqësorin e kriminalizuar të Enver Pecit dhe mbështetësve të tij të politikës apo oligarkët që i paguajnë për ta shpëtuar në momentin e fundit nga fajësia e dëshmuar në dy nivelet e para kryetarin e Prizrenit Ramadan Mujën. "Ky rigjykim për rastin 'Muja' mendoj që është një e drejtë juridike qe e merr gjykata, mirëpo duke pasur parasysh pozicionin e tij si kryetar i Komunës së Prizrenit, dhe interesat politike dhe lidhshmërinë e situatës, konsideroj se ka mjaft elemente të përzierjes së politikës në këtë proces, pra është njëfarë loje politike që t'i mundësohet z. Muja që të vazhdojë në krye të komunës deri në fund të mandatit", u shpreh Ilir Fetahu për "Kosova Sot"... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)