Xhihadistët e dyshuar kosovarë planifikonin sulme në Francë dhe Belgjikë

  • 15 October 2018 - 16:01
Xhihadistët e dyshuar kosovarë planifikonin sulme në Francë dhe Belgjikë

Tre burra dhe një grua të gjithë nga Kosova të cilët dyshohet se kanë lidhje me Shtetin Islamik (ISIS), dyshohet se kishin planifikuar sulme terroriste në Francë dhe në Belgjikë më 13 tetor.

Gramos Shabani, 26 vjeç – i cili mban edhe nënshtetësinë belge – Resim Kastrati, 26 vjeç dhe gjithashtu i njohur si P.C. Habibi dhe Edona Haliti, 25 vjeç, ishin arrestuar në qershor në Kosovë. Ndërsa udhëheqësi i komplotit, dyshohet të jetë Bujar Behrami.

Behrami, i njohur edhe si Abu Musab El-Albani, u arrestua në shtator dhe akuzohet gjithashtu për diskutimin e rekrutimit për sulme vetëvrasëse me xhihadistët ballkanikë që luftonin me ISIS në Siri dhe Irak. Po ashtu ai ka edhe shtetësi belge.

Disa ditë më parë u raportuar se disa persona të dyshuar kishin planifikuar sulme terroriste në qytetin e Mitrovicës dhe Graçanicës.

(Kosova Sot)