Çka ndodhi në Prishtinë, sot Njësia Speciale zhvilloi një aksion të gjerë, kaq persona u vunë në pranga!

  • 15 October 2018 - 17:29
Çka ndodhi në Prishtinë, sot Njësia Speciale zhvilloi një aksion të gjerë, kaq persona u vunë në pranga!
Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion në rajonin e Prishtinë ku ka arrestuar disa persona të dyshuar për raste të ndryshme të grabitjeve.

“Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikimin, zbulimin, grumbullimin e saktë të informacioneve mbi vendstrehimin e këtyre personave, mbajtjen nën kontroll të vazhdueshëm të lidhjeve të tyre, si dhe organizimin e operacioneve të kualifikuara policore të zhvilluara për ketë qëllim”.

Konform kompetencave policore në kuadër të këtij operacioni, me autorizim të prokurorit të shtetit, janë kryer edhe bastisje në disa lokacione, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar;

Një revole,

Disa vetura, të cilat dyshohen të jenë të përdorura apo të përfituara në forma të inkriminuara në rastet, të cilat po hetohen nga ana e policisë, si dhe

Gjësende të tjera të cilat mund të shërbejnë si dëshmi dhe prova të rëndësishme në procedurë.

Ndërkohë që operacioni është duke vazhduar, personat e arrestuar do të procedohen më tej varësisht nga rekomandimet e prokurorit të shtetit.

(Kosova Sot)