Reagon ish-zëvendësministri për ndryshimet në Qeverinë Haradinaj, ja si e quan

  • 15 October 2018 - 17:57
Reagon ish-zëvendësministri për ndryshimet në Qeverinë Haradinaj, ja si e quan

Bejtush Gashi i cili ishte i ngarkuar në detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme është liruar zyrtarisht nga posti që mbante.

E lidhur me këto ndryshime, ka reaguar ish-zëvendësministrit Lulzim Peci.

Ai pyete se ku e gjetet tani momentin për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, pikërisht, siç thotë ai, në kohën kur duhet mobilizim për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Peci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se për dështimin e mundshëm të kësaj qeverie po ju duhet një “kurban”.

“Po ku e gjetet me e be shkarkimin e Ministrit të Brendshëm në kohen kur krejtë forcat duhet të mobilizohen për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL? Apo ndoshta nuk po ju ece puna mire ne kete perpjekje dhe po ju duhet një “kurban” për të arsyetuar dështimin e mundshëm? Ky akt e ka vetëm një emër: Mungese totale e sensit të qeverisjes”, ka shkruar Peci.

 

(Kosova Sot)