Francë, shtyhet riformatimi i qeverisë pas përmbytjeve tragjike

  • 15 October 2018 - 19:40
Francë, shtyhet riformatimi i qeverisë pas përmbytjeve tragjike

Diçka që pritej prej dy javësh, riformatimi i qeverisë franceze u shty sot nga presidenca, e cila njoftoi se do ti jepte përparësi shpëtimit të personave të prekur nga përmbytjet, ku u shënuan të paktën 10 të vdekur në jug të vendit.

Presidenti Emmanuel Macron shprehu dëshirën që qeveria do të ishte në dispozicion të të prekurve nga përmbytjet dhe do të vizitonte zonën sa më shpejt të ishte e mundur, në mënyrë që të mos pengonte operacionet e shpëtimit, saktësoi rrethi i tij.

Kryeministri Edouard Philippe mbërriti sot pasdite në Departamentin e Aude, e goditur nga shirat e rrëmbyeshëm.

 

(Kosova Sot)