Hillary Clinton i del në mbrojtje bashkëshortit pas tradhtisë

  • 15 October 2018 - 20:13
Hillary Clinton i del në mbrojtje bashkëshortit pas tradhtisë

Së fundmi Hillary Clinton i ka dalë në mbrojtje bashkëshortit të saj në lidhje me skandalin seksual të para 20 vjetëve. Ish-Presidenti amerikan Bill Clinton pati një aferë me ish-praktikanten e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky.

Ish-Sekretarja e shtetit Hillary Clinton ka folur së fundmi në lidhje me tradhtinë e bashkëshortit të saj ish-Presidentit Bill Clinton me ish-praktikanten e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky.

Clinton u është përgjigjur kritikuesve të bashkëshortit të saj duke u shprehur se çështja e bashkëshortit të saj me Lewinskyn nuk ishte një abuzim i pushtetit, sepse 22-vjeçarja ishte ‘e rritur’ në atë kohë.

Në një intervistë për “CBS Sunday”, Hilary i doli në mbrojtje burrit të saj dhe tha se ajo besonte që Bill Clinton kishte të drejtë të mos e jepte dorëheqjen si president, pas skandalit seksual.

 “Absolutisht jo,”- u shpreh Clinton.

“Nuk ishte ky një abuzim i pushtetit?”-  pyeti korrespondenti i “CBS”, Tony Dokoupil.

 “Jo, Jo”- u përgjigj Clinon duke theksuar edhe një herë se Monica Lewinsky ishte 22 vjeçe në atë kohë dhe konsiderohej një vajzë e rritur për veprimet e saj.

 

(Kosova Sot)