Kryemadhi: Rama rrëzohet me revoltë

  • 15 October 2018 - 20:34
Kryemadhi: Rama rrëzohet me revoltë

"Ka vetëm një mënuyrë shpëtimi nga Rilindja dhe kjo është revolta qytetare”

Ky ishte mesazhi i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi e cila ka folur këtë mbrëmje përpara te rinjtë të LRI-së në njësinë numër një në kryeqytet.

Kryemadhi është shprehur se kryeministri Rama nuk mund të largohet ndryshe përveçse me revoltë qytetare.

Kryemadhi: Kemi një kryeministër që ka kapur drejtësinë dhe institucionet e shtetit, kemi një rast flagrant se Prokuroria përgjon dëshmitarin e saj dhe janë aq të paftë sa tregojnë në fashikuj se si i kanë dorëzuar pakon e mirë. Shohim jo vetëm një arrogancë të shtetit, por vjen dhe si një enturazh i kri it të organizuar.

Reforma që ne kemi votuar është e kapur nga Ram dhe i shërben bandave dhe viktimat janë qytetarët. Këto reforma që ne i shohim sot, janë kthyer në elementë që çdo ditë e më shumë po gllabërojnë shoqërinë shqiptare dhe po e kthejnë inekzistente. Pasi po tu pyesësh ju doni të ikni jashtë shtetit, kjo është fatkeqësi për vendin, sepse në këtë drejtim ju shihni mundësinë për tu larguar.

(Kosova Sot)