Familja e të vrarit në AKI planifikon padi ndaj agjencisë

  • 15 October 2018 - 21:59
Familja e të vrarit në AKI planifikon padi ndaj agjencisë

Familja e Isa Sejdiut po planifikon që ta padis Agjencinë Kosovare të Inteligjencës për vrasjen e 40-vjeçarit brenda selisë se AKI-së.

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë vazhdon të mohojë ta ketë pasur Isa Sejdiun pjesë të stafit të saj.

Por, familja e 40-vjeçarit nga Vushtrria që u vra javë më parë, po këmbngulë në të kundërtën.

Ndërkohë, nëpërmjet avokatit Skender Musa po e bënë gati padinë me të cilën do të kërkohet edhe dëmshpërblim diku rreth një milionë euro.

 

(Kosova Sot)