Ngrohja globale çon në pakësimin e prodhimit të birrës, thotë një studim

  • 15 October 2018 - 22:47
Ngrohja globale çon në pakësimin e prodhimit të birrës, thotë një studim

Të apasionuarit pas birrës me ngjyrë të kristaltë asaj të errët, bjondes dhe llojeve të tjera të përzgjedhura apo të stazhionuara duhet të përgatiten.

Rritja e valës së të nxehtit dhe thatësirës të shkaktuara nga ndryshimi klimatik pritet të shoqërohen me një rënie graduale të prodhimit të elbit, dhe për rrjedhojë të birrës.

Prodhimi i elbit është i lidhur ngushtë me motin, për këtë arsye temperaturat ekstreme do të ndikojnë ndjeshëm në uljen e sasisë së prodhimit, duke e bërë pijen alkoolike më popullore në botë gjithnjë e më të rrallë dhe më të shtrenjtë, bën me dije studimi i publikuar sot.

“Një rënie në prodhimin global të elbit, përkthehet në një rënie edhe më e madhe në prodhimin e elbit që është i lidhur ngushtë me prodhimin e birrës”, shprehet Dabo Guan, pedagog i ekonomisë për ndryshimet klimatike në Universitetin e Anglisë Lindore (Britanisë së Madhe), duke vënë në dukje se “kulturat me cilësi të lartë janë edhe më të ndjeshme ndaj kushteve klima.

Vetëm elbi i cilësisë më të mirë (më pak se 20% e elbit në rang botëror) shkon për prodhimin e birrës, pjesa tjetër që mbetet përdoret për ushqim për bagëtinë.

 

(Kosova Sot)