Detajet e përleshjes së armatosur mes Policisë dhe disa personave të dyshimtë midis Prishtine

  • 15 October 2018 - 23:45
Detajet e përleshjes së armatosur mes Policisë dhe disa personave të dyshimtë midis Prishtine

Një përleshje e armatosur ka ndodhur në mbrëmjen e së hënës, me Policisë së Kosovës dhe disa personave të dyshimtë, në Prishtinë.

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur si rezultat i kësaj përleshjeje.

Rasti ka ndodhur tek lagjja "Përroi i njelmët", rreth orës 21 e 30 minuta. Policia ka qenë duke e ndjekur një veturë të tipit Volkswagen Golf 5, në të cilën kanë qenë disa persona.

Pasi është ndaluar vetura e sipërpërmendur, ka ndodhur përleshja me armë, me ç'rast një nga hajnat e dyshuar ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër është plagosur.

"Pasi është shtuar mbeshtetja policore ështe bërë i mundur ndalimi i veturës së dyshuar", si dhe "kapja dhe arrestimi i dy të dyshuarve të këtij rasti", ka thënë Policia.

"I dyshuari I trete ka arritur të ikën nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në arrati, porse i njëjti është identifikuar dhe është në kërkim policor", sipas Policisë.

Ky i dyshuar "ka qenë edhe më herët në kërkim policor për raste të grabitjes dhe plagosjes, të ndodhura kohë më parë", ka treguar Policia.

Në veturën e dyshuar, Policia ka gjetur dhe sekuestruar: një revole të kalibrit 7.65 mm me 6 fishek, një shufër metalike, një sasi substance që dyshohet të jetë marihuanë, si dhe disa telefona celularë.

Policia ka bërë të dituir se "oficerët policorë kanë marrë lendime trupore përgjatë ndjekjes nga goditja e veturave, përderisa deri me tani nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit".

"Operacioni për lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të tretë është duke vazhduar, perderisa të arrestuarit, konform rekomandimit të Prokurorit të Shtetit, dë të procedohen mëtej në procedure hetimore", ka njoftuar Policia. 

 

(Kosova Sot)