Seks-Shteti, zyrtaret bëjnë jetë luksoze me paranë publike

  • 16 October 2018 - 08:23
Seks-Shteti, zyrtaret bëjnë jetë luksoze me paranë publike
Prokuroria fare lehtë mund të hetojë burimin e financimit të jetës së disa femrave të punësuara në Qeveri

"Njëri nga fenomenet më të shëmtuara të zyrtarëve politikë, qoftë të nivelit të ulët apo të lartë, është bërë një traditë që të kenë të punësuar nga një sekretareshë dhe femra të tjera të punësuara, që i abuzojnë natyrshëm në emër të një bashkëpunimi dhe e tëra po bëhet sa për të gjetur një vend pune", thotë eksperti i fushës së Integrimeve Evropiane, Jeton Kelmendi për gazetën "Kosova Sot"

Njohës të rrethanave politike dhe qytetarët e vendit janë të një mendimi se pushteti kosovar i pasluftës ka degraduar në të gjitha drejtimet, sidomos në aspektin moral. Sipas njohësve të jetës politike dhe institucionale, pushtetarë e korruptuar deri në fyt po i mbajnë me paratë e popullit të Kosovës disa femra që janë punësuar në Qeveri, të cilat me këtë rast po e bëjnë jetën e tyre goxha të shtrenjtë e që nuk hezitojnë as ta reklamojnë në rrjete sociale ku postojnë fotografi që zbardhin luksin marramendës, me veshje dhe aksesorë firmash tepër të shtrenjta. Raste të tilla vëren deri në nivele më të larta qeveritare. Analistët pyesin se përse prokurorët tanë nuk po i hetojnë këto raste që ekspozohen në rrjete sociale dhe si të tilla ato janë mjaftueshëm bindëse për të ndjekur burimin e parave publike që po abuzohen pandalshëm. Eksperti i fushës së Integrimeve Evropiane Jeton Kelmendi, për gazetën "Kosova Sot", tha se Kosova ka nxjerrë kasta politike të dhunës, krimit dhe kasta të tjera të llojllojshme. "Njëri nga fenomenet më të shëmtuara të zyrtarëve politikë, qoftë të nivelit të ulët apo të lartë, është bërë një traditë që të kenë të punësuar nga një sekretareshë dhe femra të tjera të punësuara, që i abuzojnë natyrshëm në emër të një bashkëpunimi apo funkcionaliteti dhe kjo e tëra po bëhet sa për të gjetur një vend pune", vlerësoi ai.

Prokuroria fle mbi dosje
Sipas Kelmendit, kjo është një dukuri për të cilën e dinë edhe Prokuroria e Shtetit që po fle mbi dosje të shumë natyrave të ndryshme dhe jo vetëm të kësaj natyre. "Prandaj, edhe nuk pritet që kjo Prokurori dhe kjo kastë e njerëzve që i bëjnë këto punë të hapin ndaj tyre as të vetmin rast për hetime, ngase të gjithë këta njerëz janë instrumente apo masha të politikës ditore. Prandaj, edhe e kemi një situatë të tillë, ku e kemi", vlerësoi më tej ai. Ndërsa, analisti Ragip Guraziu, për gazetën "Kosova Sot', thotë se tashmë po dihet botërisht dhe është për keqardhje që pushteti i Kosovës nuk ka degraduar vetëm politikisht, por edhe moralisht. "Ndaj, e kemi këtë situatë të mjerë në një shtet me një pushtet të degraduar politikisht e moralisht nuk ka siç sillet ndryshe veç kështu si jemi. Kjo, ngase janë pushtetarët e këtij vendi që me para të popullit po i mbajnë disa femra që janë punësuar në Qeveri dhe të cilat bëjnë jetët e tyre goxha të shtrenjta, pasi pa asnjë fije turpi dhe pa asnjë hezitim po reklamojnë veshje e çanta firmash që vlejnë mijëra euro", potencoi ai. "Përse prokurorët tanë nuk po i hetojnë këto raste që po ekspozohen në rrjetet sociale, pasi janë mjaftueshëm bindëse për të ndjekur burimin e parave publike që po abuzohen pandalshëm nga ana e pushtetarëve tanë të pasluftës" , ka pyetur Guraziu. 

TË PASKRUPULLT
"Mjerimi më i madhe është se në këtë situatë që e kemi që nga kryetari i shtetit,kryekuvendari e deri tek kryetari i Qeverisë, por edhe personaliteteve të tjera,qoftë deputetë në Kuvend e gjetiu në Qeveri dhe nëpër institucione të tjera të përmasave kombëtare, shumica e tyre na vijnë me një të kaluar rurale dhe të njëjtët persona,kur kanë dalë në qytet,nuk po dinë se si të sillen as jetën publike dhe në këtë drejtim janë të paskrupullt edhe në kontestin për çka e ka temën gazeta juaj",tha Jeton Kelmendi për "Kosova Sot".

PO BËHEMI GAZI I BOTËS
"Jemi dëshmitarë të gjithë që para 2-3 vjetësh disa deputetë në Parlament u kapën në syrin e kamerave duke shijuar me sytë e tyre bukuritë e kostumeve të disa deputeteve, derisa ato votonin në Kuvend. Kështu po bëhemi gazi i botës dhe një shtet i korruptuar e i shantazhuar që nga pas lufta, që ka rënë edhe viktimë e degradimit", tha Ragip Guraziu për "Kosova Sot".

Qytetarët akuzojnë politikanët
Qytetarët e anketuar nuk hezitojnë të tregojnë se ata janë tej mase të indinjuar me keqpërdorimin e parasë publike nga pushtetarët tanë të pasluftës. Ata me të drejtë po pyesin se si ka degraduar pushteti kosovar, e veçanërisht në aspektin moral. Sipas qytetarëve të anketuar, pushtetarët po i mbajnë me paratë e popullit të Kosovës disa femra që janë punësuara në Qeveri, e të cilat bëjnë jetët e tyre goxha të shtrenjta, pasi ato po reklamojnë veshje e çanta firmash që vlejnë me mijëra euro. Qytetari nga Prishtina Alajdin Alishani, për gazetën " Kosova Sot", tha se në shoqërinë kosovare janë lëkundur që nga pas lufta bukur shumë disa vlera të moralit, sepse këta që po qeverisnin me vendin dhe menaxhojnë me çështje të ndryshme nuk po i respektojnë as në minimumin e duhur rregullat e moralit. "Kur veprohet në kundërshtim me këto rregulla të moralit gjithnjë ftohet cenuesi i këtyre rregullave në përgjegjësi. Ndaj, në Kosovë ka pasur raste të tilla dhe këta që po i cenojnë këto rregulla të tilla morale të botës femërore ndaj të njëjtit duhet që të japin përgjegjësi para ligjit", theksoi ai. Ndërsa, qytetari tjetër, po ashtu nga Prishtina, Ali Hoxha, për gazetën "Kosova Sot ", thotë se nuk ka asnjë dyshim se paraja publike po keqpërdoret nga pushtetarët tanë. "Kjo ka bërë që politika e këtij pushteti të degradojë tej mase, në veçanti në aspektin moral, sepse kudo kemi nepotizëm, familjarizëm e punësime militantësh partiakë dhe për interesa personale", potencoi ai. Sipas tij, këtu në Kosovën e pasluftës e kemi një degradim moral, shpirtëror e material të shtetit tonë, kurse është për keqardhje që Prokuroria jonë po heshtin, ndonëse kanë fakte të mjaftueshme për të vepruar.  

(Kosova Sot)