Irinej: Vuçiq po lufton si luan për Kosovën

  • 16 October 2018 - 09:24
Irinej: Vuçiq po lufton si luan për Kosovën

Patriariku serb, Irinej ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po lufton si luan për Kosovën në kushte të pabarabarta.

Ai në një intervistë për të përditshmen serbe, “Veçernje Novosti” ka deklaruar gjithashtu se qëndrimin shekullor të pandryshueshëm i Kishës së popullit të tij dhe në të njëjtën kohë atë të shtetit i përjeton si ndihmë e jo si komplikim.

“Shpresa dhe ngushëllimi dëshmojnë se ai vazhdimisht deklaron se nuk do të imponojë vullnetin e tij dhe zgjidhjet e tij të mundshme, por do të respektojë vullnetin e tij dhe popullit edhe nëse nuk pajtohet me të. Kisha, sipas natyrës së saj, nuk merr vendime politike dhe shtetërore, por ka të drejtë dhe madje edhe më shumë detyrë të tregojë kritere dhe vlera të përjetshme, para së gjithash në shërbim të drejtësisë, lirisë, paqes dhe jetës për të gjithë”, sthoi ai.

(Kosova Sot)