Abazi për deklaratën e Scott: Dëshmi se askush nuk mund të nënshtrohet për interesa të Serbisë e Rusisë

  • 16 October 2018 - 09:41
Abazi për deklaratën e Scott: Dëshmi se askush nuk mund të nënshtrohet për interesa të Serbisë e Rusisë

Njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, ka thënë se miqësia me SHBA-në është e përjetshme dhe me rëndësi strategjike.

Duke komentuar deklaratën e Ambasadorit Amerikan ne Beograd Kyle Scott se Kosova është shtet sovran, Abazi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kjo e dëshmon seriozitetin e ekzistencës së Kosovës dhe i largon mëdyshjet se dikush mund të nënshtrohet për interesa të Serbisë apo Rusisë, përcjell Bota sot.

Ai ka shtuar se sa më parë që ndryshon klasa politike, aq më parë këto marrëdhënie do të kthehen në përmbajtjen dhe kuptimin e mëparshëm.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Miqesia me shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte e perjetshme, e paprekshme dhe me rendesi strategjike. Mardhenia me shtetet e Bashkimit Evropian eshte e pakontestueshme dhe nuk ka alternative tjeter. Shqiptaret do te integrohen jo nepermejt deres se vogel por nepemjet procesit qe meriton.

Deklarata e djeshme e Ambasadorit Amerikan ne Beograd tregon seriozitetin e ekzistences se shtetit te Kosoves dhe largon medyshjne se dikush per interesa Serbise dhe Rusise mund te nenshtrohet dhe ta veje ne loje shtetesine tone.

Sa me pare qe ndryshon klasa politike e Kosoves aq me pare keto mardhenje do te kthehen ne permbajtjen dhe kuptimin qe kane pasur ne koherat kur ne Kosove ka sunduar vullneti i qytetareve dhe jo interesi i qyqareve.

(Kosova Sot)