Pak po bëhet për pishinat olimpike?

  • 16 October 2018 - 10:02
Pak po bëhet për pishinat olimpike?

Qytetarët vlerësojnë se për shkak të neglizhencës institucionale dhe mungesës së mjeteve, po bëhet pak për këto pishina.

Qemajl Krasniqi theskon se sipas bisedave që ka pasur ka shumë neglizhencë në këtë drejtim,  sidomos për shkak të mungesës së buxhetit. “Mendoj se tek në vitin 2021 mund të mendojnë për pishinën  olimpike. Pastaj ka edhe indikator të tjerë në këtë drejtim”.

Ndriqim Avdaj mendon se ajo pishinë nuk do të ndërtohet edhe  tri vite, sepse  këtu ka neglizhencë. ” Prandaj ky moskoordimin do të  shtyejë këtë  ndërtim për një kohë më të gjatë”.

Besim Hajdari thekson se për shkak të neglizhencës komunale të Prizrenit dhe Ministrisë përkatëse do të shtyhet deri në katër ose pesë vite ndërtimin e  pishinës olimpike.

Zebur Arifi thekson se kjo nuk lidhet aspak me politikën, por me mungesën  e mjeteve. “Ndoshta  do të shtyjnë këtë ndërtim për nja tri vite, ndërkohë  edhe mund të gjenden mjete materiale për pishininë olimpike”.

(Kosova Sot)