Hardinaj: Fëmijët deri në moshën 16 vjeçare,do të marrin shtesë 10 euro çdo muaj

  • 16 October 2018 - 10:16
Hardinaj: Fëmijët deri në moshën 16 vjeçare,do të marrin shtesë 10 euro çdo muaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), njëherësh edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se kjo parti në Kuvendin e Kosovës ka dërguar një projekt-rezolutë e cila parasheh që çdo fëmijë me moshë 0-16 vjeç të marr shtesa çdo muaj

Haradinaj ka shtuar se fillimisht shuma do të jetë 10 euro me mundësi të rritjes në vazhdim. Sipas Haradinaj nga kjo gjë do të përfitojnë 500 fëmijë në gjithë Kosovën.

Ai është shprehur optimist për përkrahjen e partive tjera politike për këtë projekt rezolutë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Si parti politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjithmonë i është dedikuar politikave familjare dhe përkrahjes së zhvillimit të tyre. Jam i lumtur që sot, AAK ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës projekt-rezolutën për shtesat për të gjithë fëmijët e Kosovës.

Si Kryeministër i vendit, besoj që kjo iniciativë do të mbështetet nga të gjitha partitë politike.

Kjo projekt-rezolutë parasheh që çdo fëmijë në Republikën e Kosovës prej moshës 0-16 vjeç të gëzojë shtesa, çdo muaj, duke filluar nga 10 euro, pastaj sipas mundësive buxhetore, kjo shumë edhe mund të rritet. Bëhet fjalë për rreth 500 mijë fëmijë në tërë Kosovën që do ta gëzojnë këtë të drejtë.

Projekt-rezoluta për shtesat e fëmijëve është një nga hapat e Qeverisjes sime për të zhvilluar politika të qëndrueshme në mbrojtjen e fëmijëve dhe familjes.

(Kosova Sot)