Kamioni godet kryqin në rrugën drejt Zveçanit

  • 16 October 2018 - 10:30
Kamioni godet kryqin në rrugën drejt Zveçanit

Një kamion ka goditur kryqin i cili është vendosur në magjistralen afër Zveçanit.

Aksidenti i ndodhur ka shkaktuar dëme materiale në kamionin i cili e ka goditur këtë kryq.

Kryqi i madh është vendosur në këtë rrugë në kohën kur serbët lokalë kishin vendosur barrikada në rrugë duke e mbajtur atë të bllokuar për muaj të tërë, pas ngjarjeve të vitit 2011.

KALLXO.com ka siguruar fotografi në të cilat shihet kamioni i dëmtuar.

(Kosova Sot)