Gjuriqi ftohet të jetojë në Kosovë

  • 03 September 2015 - 14:20
Gjuriqi ftohet të jetojë në Kosovë

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, në konferencën “Ndërtimi i raporteve shqiptaro-serbe” që po zhvillohet në Mitrovicë ka vlerësuar se që nga shpallja e pavarësisë, në Kosovë nuk ka pasur asnjë problem të madh ndëretnik.

“Nuk ka asnjë incident ndëretnik, përjashto Mitrovicën Veriore”, ka thënë ai.

Veseli i ka bërë thirrje përfaqësuesit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq që të vijë të jetojë në Kosovë.

“Ejani jetoni në Kosovë, do t’i njihni më mirë edhe problemet. Mitrovica sot është vend i varfër, serbët e shqiptarët jetojnë shumë të varfër”, është shprehur ai. (Kosova Sot)