Vuçiq i del publikisht kundër edhe Amerikës, tregon qëndrimin e Serbisë për Kosovën

  • 16 October 2018 - 11:42
Vuçiq i del publikisht kundër edhe Amerikës, tregon qëndrimin e Serbisë për Kosovën

Çfarëdo qoftë Kosova dhe qeveria e saj për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ambasadorin Scott, për ne është e ashtuquajtura qeveri dhe shteti i ashtuquajtur.

Kështu ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq lidhur me deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd Kyle Scott.

“Do të ishte mirë të tregonte pak më shumë respekt për vendin mikpritës” tha Vuçiq duke shtuar se një përfaqësues qeveritar, i cili mori pjesë në ngjarjen në të cilën Scott e bëri atë deklaratë, duhet të kishte reaguar.

Deklarata e të dërguarit të Washingtonit në Beograd ka ngjallur reagime të shumta në Serbi.

(Kosova Sot)