Vuçiq acarohet nga deklarimet e ambasadorit të SHBA-së për Kosovën e pavarur

  • 16 October 2018 - 11:49
Vuçiq acarohet nga deklarimet e ambasadorit të SHBA-së për Kosovën e pavarur

Deklarata e ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, se Republika e Kosovës është shtet i pavarur, ka ngjallur reagime të shumta në Serbi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se ambasadori amerikan duhet të tregojë më shumë respekt për vendin mikpritës.

“Do të ishte mirë të tregonte pak më shumë respekt për vendin mikpritës” tha Vuçiq .

Presidenti serb ka folur edhe për praninë e një përfaqësuesi të qeverisë serbe në atë takim, për të cilin thotë se do të duhej të reagonte pas atyre deklarimeve të ambasadorit amerikan shkruan tanjug, transmeton Gazeta Express.

Shteti serb vazhdon të jetë kategorik kundër njohjes së Republikës së Kosovës si shtet të pavarur.

Krerët e institucioneve në Beograd kanë deklaruar se nuk bëjnë kompromise për në këmbim të njohjes së Kosovës, duke folur për integrimin në BE dhe anëtarësimin në instanca tjera ndërkombëtare.

(Kosova Sot)