Zeka: Kosova sundohet nga 50 familje

  • 03 September 2015 - 14:31
Zeka: Kosova sundohet nga 50 familje

Pas raportimit të mediave se në burgun e Prizrenit është ndërtuar një dhomë e veçantë për një të burgosur, ka reaguar edhe gazetari Milaim Zeka.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Kosova është një vend që sundohet nga 50 familje.

Ai thënë se ky rast është zero krahasuar me rastet tjera, duke treguar se të burgosurve në vendin tonë u jepet mish i lopëve që shtypen nga makinat në komunikacion.

Lexojeni të plotë postimin e tij:

Kosova eshte vend i 50 familjeve

Po jetojme ne vendin ku njeriu eshte ligj e jo ligji njeri

Se Kosova nuk ashte shtet, kete e dim te gjithe, vendor dhe nderkombetar. Per mos mu ba shtet, kan punu grupi mafioz i shqiptareve, i cili po ta marresh ne forme piramidale, del qe krejte Kosoven e sundojne 50 familje te fuqishme, pastaj vijne akrabaja, kusherit, dajte, tezet, shfalerkat, etj.

Ky rasti i fundit qe gazeta Koha Ditore e ka zbuluar, ku brenda burgut te Prizrenit eshte zbuluar nje minishtepi e nje te burgosuri, binduni qe eshte zero ne krahasim me ate se cka ka raste te tjera, shume me te renda qe ndodhin neper burgjet tona.

Psh, kam shkruar para pese viteve, qe te burgosurve tane, u jeper neper burgje mish i lopeve qe shtypen nga makinat ne komunikacion. Ose, tjetra qe eshte me e rende, ne shumicen eburgjeve, jane disa te burgosur qe vendosin se kush do te behet drejtor i ketij, apo atij burgu.

Ka te burgosur qe e therrasin dhe e kercenojne hapur X ministrin, duke ja sha me nane e me bab, edhe nje bythe prokurori nuk pat me e riakuzu ate te burgosur.

A e dini se pse ndodhe nje gje e tille: Sepse ne Kosoven tone, njeriu eshte ligj, e jo ligji njeri.

Sa ju perkete nderkombetareve, sado qe i shajme edhe i akuzojme, ata te shkretit nuk kane faj, sepse e para kane ardhe ketu per nje rroge dhe jete me te mire, e dyta, kur ti don me shkaterru shtepine tende, cka me te ma ai qe ka ardhe nga ana e anes?!!! Pse me ju dhimte shtepija jote ma shume se sa ty?!!!

(Kosova Sot)