Rrustemi i LVV-së i përgjigjet Milaim Zekës: BE-ja po thotë, sa ka kriminelë si Milaim Zeka në Kuvend s’ka liberalizim

  • 16 October 2018 - 12:29
Rrustemi i LVV-së i përgjigjet Milaim Zekës: BE-ja po thotë, sa ka kriminelë si Milaim Zeka në Kuvend s’ka liberalizim

Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje i është kundërpërgjigjur Milaim Zekës, i cili tha se LVV-ja po lobon kundër liberalizimit të vizave.

Rrustemi thotë se, BE-ja po thotë se duhet të luftohet krimi dhe korrupsioni si te të ndërtohen institucionet me integritet.

Sipas tij, BE-ja ka thënë se sa të ka kriminel si Milaim Zeka në Kuvend nuk mund të mendohet liberalizimi.

Lexojeni reagimin e Rrustemit:

Milaim Zekat janë arsyeja dhe kuti pse nuk kemi liberalizim të vizave, por kemi krim e korrupsion!

Pikërisht se korrupsioni është i përhapur gjithandej në Kosovë, liberalizimi i vizave u synua të paguhet me territor. Nga përvetësimet e Milaim Zekës dhe shumë të tjerëve si ai, që njëherë e vodhën mirëqenien e qytetarëve, tash po pamundësojnë edhe vizat për qytetarët.

Duke e përdorë vendin si monedhë për kusuritje kudo, vetëm që të ruajnë burimet financiare të paligjshme, kanë menduar se e mashtrojnë edhe BE-në. E kur BE-ja na thotë se duhet të luftoni korrupsionin e të ndërtoni institucione me integritet, është duke na thënë se për sa kohë kriminel si Milaim Zeka janë në Kuvend, bëjnë ligjin dhe politikën në Kosovë, nuk mund të mendohet as liberalizimi, as integrimi, e qe besa as zhvillimi këtu.

Kurse, më poshtë lexojeni shkrimin e plotë të Milaim Zekës:

LVV po lobon kunder liberalizimit te vizave

Skandali perpara ambasadores holandeze

Dje, ne takimin e radhes, Komisioni per Integrime Europiane, kemi pasur rastin qe te takohemi me ambasadoren e Holandes. Te gjitha partite kemi qene unike ne qendrimet tona, kukulla kukullat kemi argumentuar pse qytetaret e Kosoves duhet te udhetojne pa viza.

Per habine e te gjitheve, perfaqesueseja e LVV folloi t i thoshte ambasadores: “A e shihni se si nuk kaloi ne Parlament Ligji Antimafia?!”

Reaguam une dhe deputeti Ilir Deda, duke i thene ambasadores se ai ligj nuk ka kaluar per shkakun se LVV nuk ka qene ne sallen e Kuvendit, edhe se nuk eshte teme diskutimi çeshtja e punes te Kuvendit.

Kam degjuar ne te kaluaren akuza se LVV po lobon kunder liberalizmit, po te jem i sinqert kurr nuk kam besuar. Dje kam qene deshmitar dhe sinqerishte jam shokuar!!!

(Kosova Sot)