Vrasja në Reçicë të Tetovës, burri akuzohet për tri vepra penale

  • 16 October 2018 - 12:37
Vrasja në Reçicë të Tetovës, burri akuzohet për tri vepra penale

Kallëzim penal është ngritur kundër burrit nga Reçica e Vogël, që akuzohet për vrasje të bashkëshortes së tij të shtunën që shkoi.

Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës ka ngritur kallëzim penal kundër 53 vjeçarit A.K, për shkak të dyshimit se ka kryer tre vepra penale: "vrasje", "vrasje në tentim" dhe "posedim dhe trafikim të palejuar të armës dhe materialeve shpërthyese".

Incidenti ka ndodhur të shtunën mbrëma në periudhën mes orës 22:00 dhe 23:00 në Reçicë të Vogël.

I dyshuari A.K, me revole të cilën e ka poseduar pa leje e ka vrarë bashkëshorten e tij H.K (52) dhe ka tentuar të ekzekutojë personin R.Xh (50) nga Reçica e Vogël.

53-vjeçari A.K sot do të nxirret para gjykatësit hetues në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore në Tetovë.

(Kosova Sot)